10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rihanna rikthehet në muzikë: Turne global në 2026 dhe album i ri pas një dekade

Rihanna, një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop dhe R&B, pritet të rikthehet fuqishëm në skenë në vitin 2026, duke nisur një turne të shumëpritur, i cili do të përkojë me 10-vjetorin e albumit të saj të fundit, Anti.

Ylli 37-vjeçar, aktualisht në pritje të fëmijës së tretë me partnerin ASAP Rocky, kishte planifikuar disa koncerte këtë verë në Londër, në stadiumin e West Ham, por ato u anuluan në moment të fundit. Megjithatë, sipas burimeve për tabloidin britanik The Sun, këto data do të zëvendësohen me një rikthim madhështor vitin e ardhshëm.

“Rihanna dhe ekipi i saj janë të bindur se mund ta realizojnë vitin e ardhshëm,” citon burimi, duke shtuar se një album i ri është në përgatitje dhe se këngëtarja po punon për diçka që do të “justifikojë pritjen” disavjeçare të fansave.

Prej publikimit të Anti në vitin 2016, Rihanna është fokusuar në projekte të tjera, përfshirë linjat e saj të suksesshme të modës dhe kozmetikës, Fenty Beauty dhe Savage x Fenty, si dhe në jetën e saj familjare.

Së fundmi, ajo është shfaqur në tapetin e kuq për promovimin e filmit të animuar Smurfs, ku i shoqëruan edhe dy djemtë e saj, RZA dhe Riot.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” nuk ka konfirmuar ende një datë të saktë për publikimin e albumit të ri, por rikthimi i saj në muzikë është tashmë i sigurt dhe i shumëpritur nga fansat në mbarë botën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...