17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rikthehet sitemi Aleat, fillon puna në disa qytete të shqipërisë me aplikimin e kartave dhe pasaportave

Prej javës së shkuar sistemi i Aleat në shumë qytete të vendit ka qenë i bllokuar dhe shumë qytetarëve nuk u është ofruar shërbim, ndërsa ditën e sotme sistemi është rikthyer dhe po procedohet normalisht.

Në qytetin e Elbasanit zyrat e Aleat janë në punë dhe ofrojne shërbimin si normalisht. Gjithashtu sistemi punon dhe për gjendjen civile, ku i vetmi përjashtim është regjistrimi i fëmijëve të porsalindur.

Gjithashtu dhe në qytetin e Fierit dhe Gjirokastrës raportohet mos te ketë probleme në sistem, ndërsa kompania po vijon punën.

Rikujtojmë se dje qytetarë të shumtë janë shprehur te indinjuar për shkak të sistemit i cili nuk ofronte shërbimin qe ata kërkonin në lidhje me pasaportat, shumica e të cilvëve u shprehën se i kishin të domosdoshme për të udhëtuar në shtetet e tjera fqinje ku ata jetojnë dhe punojnë.

Shqipëria gjatë javëve të fundit ka pësuar sulme të njëpasnjëshme kibernetike, ndërsa rrjedhja e të dhënave personale dhe të sigurisë vijon. Pas goditjes së e-albanias, sistemit TIMS, hackerat morën dhe database-n e Policisë së Shtetit duke zbuluar një mori të dhënash sekrete për grupe dhe personazhe me precedentë kriminal. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme shumë komunikime të ish-drejtorit të PSH Gledis Nano dhe me struktura aleate ndërkombëtare u bënë publike. Prokuroria nxori urdhër që asnjë informacion sekret të mos publikohej më në media duke paralajmëruar dhe çështje penale për gazetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...