Pas javësh të mbushura me tension, aludime për ndarje përfundimtare dhe fshirje të çdo gjurme bashkëpunimi nga rrjetet sociale, duket se gjithçka është kthyer në normalitet për Egli Takon dhe këngëtaren e njohur Fifi.
Fotot e tyre janë rikthyer në Instagram, projektet muzikore janë rishfaqur në YouTube, ndërsa edhe në Spotify emrat e tyre janë sërish bashkë. Sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Pa ndonjë shpjegim publik, pa deklarata — thjesht një kthim i heshtur në pikën zero.
Ky ndryshim i befasishëm ka ndezur reagimet në rrjet. Komentet kanë shpërthyer në platformat sociale, ku shumë ndjekës e konsiderojnë këtë rikthim si një skenar të paramenduar. “Një lojë e mirëplanifikuar për vëmendje”, shkruajnë shumë, ndërsa të tjerë shprehen të zhgënjyer, duke thënë se ndihen të manipuluar nga një histori që, sipas tyre, kishte vetëm një qëllim: të krijonte bujë për rritjen e klikimeve dhe interesit ndaj projekteve të reja muzikore.
Në mungesë të një reagimi zyrtar nga vetë protagonistët, publikun i mbetet vetëm të spekulojë: ishte vërtet një krizë e përjetuar publikisht apo thjesht një strategji e zgjuar marketingu?






