Presidenti Ilir Meta u pyet sot në konferencë nga gazetarët nëse do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën pas rikthimit në jetën politike me mbarimin e mandatit si kreu i shtetit në 24 korrik.
Meta, deklaroi se misionin e tij e quan të përfunduar që pas 25 prillit, por shtoi se e ndjen detyrim të respektojë Institucionin e Presidencës.
“Që pas 25 prillit unë misionin tim e quaj të përfunduar si President por detyrën e bej cdo ditë deri në sekondën e fundit 24 korrik me përgjegjësi masksimale se respektoj institucionin e kreut të shtetit.
Do kisha dashur që në 26 prill të kisha marë një drejtim tjetër, sepse njeriu duhet të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur por më duhet të tregoj respekt për shtetin e institucionet.
Unë bëra cdo gjë që mos kapej reforma në drejtësi sic është kapur.
Tani tabloja është shumë e qartë do vijoj të bëj gjithçka si president pas 24 korrikut në cdo detyrë tjetër që do e gjykoj unë të arsyeshme pas konsultimit me popullin e 2 marsit të paktën, se kam shumë detyrime për popullin e 2 marsit