10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Rrëfehet dëshmitarja e ngjares së rëndë në Përmet: “Ishte i qetë e nuk qante, më tha u rrëzua”

Gruaja e cila zbuloi vrasjen e Leonidha Peçit ndaj bashkëshortes së tij 80-vjeçare Afroviti Peçi ka dëshmuar mbi ngjarjen.

Ajo tregon se shkonte shpesh të vizitonte çiftin, duke qenë se ishin të moshuar dhe mundohej të kujdes për ta me çfarë të mundej, sikurse është bërë me dije që i çonte qumësht ose bukë, gjithmonë pa pagesë.

Ditën e ngjarjes së rëndë, Leonidha i kishte thënë se Afroviti kishte vdekur pasi ishte rrëzuar dhe i kishte kërkuar ta ndihmonte për ta ngritur.

Zonja nuk ka shkuar ta ngrejë, por ka njoftuar menjëherë infermieren, e cila kishte konfirmuar se 80-vjeçarja kishte vdekur.

Në dëshminë e saj, ajo tregon se 82-vjeçari Leonidha ishte i qetë dhe as nuk i kishte folur asaj ose infermieres.

Dëshmitarja rrëfen se Afroviti, në bisedën e fundit që kishte pasur me të ishte si gjithnjë dhe se nuk i ka treguar asgjë në lidhje me ndonjë dhunë.

“Më njoftoi vetë Leonidha. Unë shkova pashë që kishte gjak dhe informova infermieren e fshatit. Ajo njoftoi policinë.
Unë shkoja në mëngjes në orën 8:00 iu çoja qumështin. Biseda e fundit me Afrovitin ishte si gjithmonë, nuk më tregoi asgjë. Nuk isha e punësuar. Ndonjëherë iu çoja dhe gjellë se ishin vetëm.
Kur u çova qumështin ishin të dy bashkë. Ishin si gjithnjë. Iu thosha hajde të hamë bukë dhe ai i tha ‘Afroviti hajde të hamë speca’. Unë nuk paguhesha nga familja, shkoja vetë pa pagesë, pa asgjë.
Kur më tregoi, më tha se vdiq. I thashë se nga se vdiq, më tha se ishte rrëzuar, hajde ta ngremë. Unë nuk shkova ta ngrija. Ai ishte i qetë, as nuk qante. Nuk na foli fare mua e infermieres. Infermierja tha se ka mbaruar”, tregoi dëshmitarja e ngjarjes.

Ditën e djeshme, pasi u shoqërua nga blutë, Leonidha ka pësuar infarkt dhe është dërguar në Tiranë. Para mjekëve, sipas burimeve, ai ka vepruar sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe ka kërkuar që t shkojë në shtëpi për të takuar bashkëshorten.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...