11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Rrëfehet sulmuesi Florian Kamberi : “Jam gati të debutoj me Kombëtaren”

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të luajë kundër Andorrës dhe pritjes 16 mujore për debutimin e sulmuesit Florian Kamberi si duket do ti vijë fundi.

Sulmuesi 26 vjeçar rrëfeu dëshirën e tij për të debutuar me kombëtaren shqiptare dhe tregoi të gjitha peripecitë që e kanë penguar për të debutuar që nga momenti që mori ftesën në vitin 2019.

“Hera e parë që u thirra për të luajtur për kombëtaren shqiptare ishte në nëntor 2019. Unë kisha një dëmtim dhe nuk isha në gjendje të luaja. Gjithashtu dokumentacioni im nuk ishte i gatshëm në atë kohë. Vitin e kaluar kishte një çështje tjetër në lidhje me fluturimet dhe pastaj ishte periudha e pandemisë. Kur mora një tjetër thirrje nuk mund të shkoja sepse po kaloja vetë  Covid-19 kur isha në Zvicër. Ka qenë e çmendur ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit. Gjërat kanë ndodhur, por shumë prej tyre nuk kanë qenë në dorën time. Ishte zhgënjyese dhe e vështirë sepse unë dua të luaj për Shqipërinë. Jam i kënaqur që jam në formë, jam me skuadrën e Shqipërisë dhe jam gati të luaj. Tani unë jam përqendruar në tre ndeshjet e ardhshme. Është gjë e mirë që do të luajmë kundër disa ekipe të mëdhaja si Anglia, por para kësaj, shpresoj se mund të bëj debutimin tim kundër Andorrës”, shprehet Kamberi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...