12.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Rrëfimi prekës i Lim Hotit në BBVK 4: banori jep sinjale tek të tjerët për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi

Lim Hoti, banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, ka tërhequr vëmendjen e publikut që në ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend. I futur gjatë spektaklit të së premtes, ai ka ngjallur kureshtje jo vetëm për profilin e tij, por edhe për rrëfimet personale që ka ndarë me banorët e tjerë.

Gjatë një bisede në lavanderi, Lim Hoti përjetoi një moment të fortë emocional, teksa u ndal te një humbje e madhe personale. Ai tregoi se ka humbur një mik shumë të afërt, një figurë të njohur për publikun, pa e përmendur emrin drejtpërdrejt. Megjithatë, nga fjalët e tij u la të kuptohej se bëhej fjalë për këngëtarin Shpat Kasapi.

“E kam humbur një shok edhe ai është, ju krejt e njihni. Por s’po ua them dot. Nuk e them dot. Ishte shoku im i ngushtë”, u shpreh Lim Hoti me tone të thella emocionale, duke treguar se kjo humbje ka lënë gjurmë të forta tek ai.

Ai shtoi më tej: “Zoti i merr të mirët. Nuk mund të flas më shumë. Të gjithë e njihni”, duke e bërë edhe më të ndjerë atmosferën mes banorëve. Pavarësisht përpjekjeve të tyre për të mësuar më shumë, Lim Hoti refuzoi të japë detaje të tjera, duke theksuar se nuk i lejohet të flasë më tej për këtë temë.

Gjatë bisedës ndërhyri edhe Vëllai i Madh, i cili i tërhoqi vërejtje banorit, duke i rikujtuar rregullat dhe faktin se nuk lejohet të flitet për persona apo ngjarje të tilla brenda shtëpisë. Ky moment u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës shprehën mbështetje dhe empati për banorin e ri të BBVK 4.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...