9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Rregullat e reja/ Nga 8 nëntori, SHBA-të do të lejojnë hyrjen e shtetasve të huaj përmes transportit ajror

Shtetet e Bashkuara së shpejti do të lejojnë hyrjen në vend përmes transportit ajror të shtetasve të huaj, që janë plotësisht të vaksinuar, ose atyre që paraqesin një test negativ për COVID-19 të bërë brenda 24 orëve para udhëtimit, njoftoi Shtëpia e Bardhë të hënën.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 8 nëntor dhe do të lejohen “vetëm përjashtime të kufizuara”, thanë zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Biden.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se kjo politikë “vendos shëndetin publik në radhë të parë” dhe mbron si qytetarët dhe banorët e Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe vizitorët.

Ai shtoi se përjashtimet nga rregulli për vaksinat janë jashtëzakonisht të pakta, kryesisht për fëmijët nën 18 vjeç dhe disa individë nga vende që kanë rezerva shumë të vogla vaksinash.

Ata do të duhet të tregojnë testin negativ të bërë brenda 24 orësh. Po ashtu ata që lejohen të hyjnë pa bërë vaksinën, duhet të pranojnë ta bëjnë atë në SHBA, nëse kanë në plan të qëndrojnë për më shumë se 60 ditë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...