12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rrëmbeu dhe groposi në baltë 8-vjeçarin, identifikohet emri i autorit të krimit makabër në Fier

Identifikohet emri i autorit të krimit makabër sot në Fier, ku një fëmijë pasi u mor peng, u gropos duke i sjellë atij vdekjen.

Klodian Çalamani është personi, i cili dyshohet se ka rrëmbyer dhe më pas ka groposur me baltë fëmijën 8-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grecalli të Fierit, ndersa kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin për mungesën e djalit të tyre. Pas kontrolleve, i mituri u gjet i groposur në baltë, dhe i pajetë.

Policia ka zbuluar trupin e pajetë të fëmijës në oborrin e banesës së fqinjit. Pasi kanë parë disa kamera sigurie, familjarët kanë parë se djali i tyre kishte hyrë në banesën e fqinjit, pasi ai ishte duke lëvizur me biçikletën e autorit. Fill pas këtij episodi, familjarët njoftuan policinë që kjo e fundit të kryente kontrolle në këtë banesë.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...