17.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Rrëmbyen punonjësit e centralit bërthamor në Ukrainë, G7 dënon veprimin e Rusisë

Grupi i 7 vendeve më të industrializuara në botë dënoi rrëmbimin nga Rusia të punonjësve të centralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe bëri thirrje për kthimin e menjëhershëm të kontrollit të plotë të centraleve në Ukrainë.

“Ne dënojmë rrëmbimin e përsëritur nga Rusia të udhëheqjes dhe stafit të centralit bërthamor Zaporizhzhia dhe i bëjmë thirrje Rusisë të rikthejë kontrollin e plotë pronarit të ligjshëm sovran, Ukrainës,” u shprehën drejtuesit e përgjithshëm të G7 në një deklaratë të shtunën.

Forcat ruse pushtuan centralin bërthamor i cilli është më i madhi në Evropë në fillim të marsit, ndërsa të mërkurën, agjencia shtetërore e energjisë bërthamore në Ukrainë akuzoi Rusinë për arrestimin e dy punonjësve të lartë të uzinës.

Energoatom tha se forcat ruse të hënën “rrëmbyen” kreun e teknologjisë së informacionit, Oleg Kostyukov , dhe ndihmësin e drejtorit të përgjithshëm të centralit, Oleg Osheka , dhe “i dërguan në një vend të panjohur”, raportoi Agence France-Presse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...