17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rrënimi i Partisë Demokratike në Vlorë – nga përfaqësimi me peshë te degradimi moral dhe boshllëku politik

Gjergji Nika :

“Nuk është e lehtë, madje është e dhimbshme, të shohësh një qytet si Vlora — dikur simbol i qytetarisë, pasionit dhe vizionit politik — të rrëshqasë në një realitet ku gjithçka është kthyer në lojë interesash, kompromisesh dhe degradimi moral.

Dikur, gara politike në qytet kishte emra me integritet dhe peshë. Sot, përfaqësimi është shndërruar në një proces bosh, ku mungojnë alternativa reale dhe përgjegjësia politike.

Kryetarët dhe kandidatët për Bashkinë e Vlorës ndër vite:
• 1992 – Elham Sharra
• 1996 – Gezim Zilja
• 1997 – Agron Shehu (i komanduar)
• 1999 – Esat Hasani
• 2003 – Kristaq Bisholla
• 2007 – Kreshnik Alimerko
• 2011 – Ardian Kollozi
• 2015 – Genc Deromemaj
• 2019 – Opozita nuk mori pjesë
• 2023 – Hysni Sharra
• 2025 (9 Nëntor) – Zgjedhje të parakohshme – kandidati? “No comment.”

Kjo listë flet vetë: nga një garë reale mes figurave me përvojë e ndikim, në një situatë ku opozita nuk arrin më as të prodhojë kandidatura serioze.

Në këtë pikë, Partia Demokratike në Vlorë ndodhet në krizë të thellë përfaqësimi. Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme duhej të ishte një figurë me peshë politike reale dhe kontribute qytetare të dukshme, jo produkt kompromisesh apo eksperimentesh pa busull.

Mbrojtja e justifikimeve me “kandidat jashtë politikës” nuk e shmang përgjegjësinë — sepse drejtimi i qytetit është, mbi të gjitha, akt politik dhe përgjegjësi institucionale.

Sot, në vend të pasionit dhe vlerave, mbizotëron interesi i momentit. Në vend të figurave me moral, shfaqen kandidatura të imponuara, pa rrënjë në qytet.
Kandidatura me integritet nuk është luks moral, por kusht minimal për përfaqësim publik.
Dhe integriteti nuk shpallet — ai dallohet: nga mënyra si dikush ka jetuar, si ka vepruar përballë padrejtësisë, nga aftësia për të thënë “jo” kur të gjithë thonë “po”.

Një njeri që ka heshtur përballë abuzimit, që ka përfituar nga pushteti, apo që ndryshon qëndrime sipas erës politike, nuk mund të bëhet papritur simbol i moralit publik.

Vlora ka nevojë për një kthesë të vërtetë, për njerëz me vizion, integritet dhe lidhje reale me qytetin.
Sepse Vlora nuk ka më nevojë për kandidatë të opozitës që janë dhuratë për pushtetin — ka nevojë për përfaqësim të denjë, që ringjall besimin tek politika dhe qytetaria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...