17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rreth 200 Polici kandidojnë për Pozitat e Drejtorëve të Komisariateve dhe Drejtuesve të Qarkut në Policinë e Shtetit

Rreth 200 punonjës të Policisë, me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”, kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në garën për pozitat drejtuese të 48 komisariateve në të gjithë vendin. Kjo garë përpozitën e shefit të komisariateve është e para e këtij lloji, pas ndryshimeve ligjore që janë bërë në ligjin për Policinë e Shtetit. Gara u mbyll ditën e premte, më 8 nëntor, me fazën e parë të aplikimeve.

Në mesin e kandidaturave, 10 prej tyre janë gra, të cilat synojnë të emërohen shefa komisariati, një procedurë që po realizohet për herë të parë. Komisioni që do të shqyrtojë këto kandidatura përbëhet nga tre gra, ndërsa çdo kandidaturë do të kalojë në një filtër të veçantë për të përmbyllur me intervistimet dhe përzgjedhjen përfundimtare të kandidatëve për pozitat drejtuese.

Pjesë e kësaj gare janë gjithashtu të gjithë shefat aktualë të komisariateve, përfshirë shefat e divizioneve të krimeve dhe rendit dhe sigurisë. Po ashtu, në Policinë e Shtetit u përmbyllën intervistat për 42 kandidatë për pozitat e drejtuesve të qarqeve. Ky proces, i cili është realizuar për herë të parë, pritet të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme, duke shpallur zyrtarisht 12 drejtues të rinj, të cilët janë emëruar pas një procesi gare të zhvilluar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...