Rreziqet gjeopolitike dhe tensionet tregtare përbëjnë një nga kërcënimet më të ngutshme për ekonominë globale, tha Pierre-Olivier Gourinchas, kryeekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), gjatë një konference për shtyp në Bruksel. Ai nënvizoi se parashikimet në raportin “World Economic Outlook” bazohen në supozimin që niveli aktual i tarifave të mbetet i pandryshuar.
“Duke parë përpara, mundësia e një përshkallëzimi të tarifave dhe tensioneve gjeopolitike përbën një rrezik të rëndësishëm, që mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme mbi rritjen,” tha Gourinchas.
Sipas FMN-së, megjithëse tronditjet nga tarifat dhe ndryshimet në politikat tregtare nuk kanë goditur rritjen globale, kjo falë përparimeve të forta në investimet teknologjike, veçanërisht në inteligjencën artificiale. Rritja globale pritet të mbetet në 3,3% për vitin 2026 dhe 3,2% për vitin 2027, duke u krahasuar me 3,3% të vitit 2025.
Parashikimet për 2026 janë rishikuar lehtë në rritje krahasuar me tetorin e kaluar, me një shtytje të veçantë nga investimet teknologjike në Amerikën e Veriut dhe Azinë, të cilat po mbajnë ekonominë globale në një trend stabil, pavarësisht sfidave gjeopolitike.






