8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Rrëzohet autobusi në autostradën Cetinje-Budvë, 2 persona të vdekur

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur, si pasojë e rrëzimit të një autobusi në autostradën Cetinje–Budva, në qytezën Obzovica.

Policia e Malit të Zi ka thënë se autobusi ka rënë në një shkëmb. Në autobus besohet se kanë qenë 30 pasagjerë, të cilët janë nisur nga Nikshiqi.

“Shumë pasagjerë kanë pësuar plagë të lehtë dhe disa serioze, dhe janë duke u trajtuar nga stafi mjekësor”, ka thënë policia.

Departamenti për Situata Emergjente ka thënë se të gjitha njësitet e saj janë në gjendje gatishmërie për të ofruar ndihmë. Edhe Prokurori i Shtetit është duke u marrë me këtë rast.

Një operacion për nxjerrjen e të plagosurve nga autobusi veçse ka nisur dhe trafiku është bllokuar në gjithë autostradën që lidh dy qytetet. Zjarrfikësit është thënë se janë duke përdorur litarë për t’i tërhequr pasagjerët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...