4.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Rrëzohet nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në qytetin e Vlorës,të resë nga Kosova i gjendet kanabis dhe ekstazi

Një e re është rrëzuar nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në qytetin e Vlorës, ndërkohë që partnerit të saj nga Kosova i është gjetur një sasi lënde narkotike, ekstazi dhe kanabis. Ndaj tij policia ka nisur hetimet, ndërkohë që vajza që u rrëzua nga ballkoni raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia e Vlorës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet 30-vjeçari në Sarandë për shitje të kanabisit, sekuestrohen lëndë narkotike dhe automjeti

0
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, teksa dyshohet se shiste kanabis të ndarë në doza gati për shitje. Operacioni u organizua dhe...

Presidenti Vuçiç nënshkruan “Ligjet e Mrdiçit”, opozita alarmon për kontroll mbi gjyqësorin dhe pengesë...

0
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një seri ligjesh të propozuara nga deputeti i SNS-së, Ugljesha Mrdiç, të njohura si “Ligjet e Mrdiçit”,...

Tre arrestime dhe 4 në hetim në Tiranë për kontrabandë të veshjeve të luksit

0
Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë, të akuzuar për kontrabandë të veshjeve të luksit nga Kina...

Amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, përfitojnë edhe gra dhe të...

0
Mbi 10 mijë persona pritet të përfitojnë nga amnistia e ardhshme penale në Shqipëri, sipas shifrave paraprake të Ministrisë së Drejtësisë. Nga ta, mbi...

Këshilli i Europës alarmohet nga numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri

0
Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri ka shqetësuar Këshillin e Europës, duke nxitur vlerësime kritike për përdorimin e masës së paraburgimit. Kryeministri...