12.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Rrihet brutalisht dhe vdes një emigrant Nigerian në Itali, videot bejnë xhiron e rrjetit pasi viktima nuk u ndimua nga asnje kalimtar

Ka ngjallur zemërim dhe neveri vdekja e një emigranti nigerian në Italinë qendrore, i cili ishte shitës ambulant. Pamjet e shpërndara gjerësisht në internet kanë shkaktuar dhe reagimin e fortë të qytetarëve në rrjetet sociale.

Në videot në internet shihet një person i cili kishte vënë poshtë dhe po rrihte në mënyrë brutale emigrantin e shtrirë në tokë, i cili më pas humbi jetën.

Dëshmitarët e kësaj skene të neveritshme kanë filmuar momentet e dhunës dhe askush nuk ka ndërhyrë të ndalë dhunën e shtetasit italian ndaj shtetasit nigerian.

Një 32-vjeçar italian është arrestuar si i dyshuar me akuzën për vrasje.

Videoja e sulmit, ka tronditur komunitetin, ku shumë veta vënë në pah “indiferencën” e dëshmitarëve, shkruan BBC. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

Thirrje për drejtësi

Viktima është identifikuar Alika Ogorchukëu, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Të shtunën qindra njerëz nga komuniteti lokal nigerian dolën në rrugët e Civitanova Marche, në rajonin Marche, për të kërkuar drejtësi. Sulmi është dënuar edhe nga politikanët italianë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT