Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Lana. Si pasojë e prurjeve të shtuara, lumi është fryrë dhe rrjedha e ujit paraqitet dukshëm më e lartë përgjatë gjithë shtratit të tij.
Aktualisht, uji vijon të rrjedhë brenda shtratit të lumit dhe nuk raportohet për dalje nga kanali apo rrezik të menjëhershëm për zonat përreth. Strukturat përgjegjëse po monitorojnë nga afër situatën, në kushtet e motit të paqëndrueshëm dhe reshjeve intensive që pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.






