6.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë/ 136 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi më 11 gusht se 186 pacientë janë të shtruar në klinikat ku trajtohen pacientët me COVID-19 – sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi – dhe në spitalet e përgjithshme.

Prej këtij numri, 136 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq 117 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Në Qendrën Klinike Universitare po marrin trajtim 95 pacientë. Klinika Infektive ka numrin më të lartë të pacientëve, përkatësisht 53, pasuar nga ajo e Pulmologjisë me 39 pacientë. Ndërkaq, në Klinikën e Pediatrisë janë tre pacientë.

Sa u përket spitaleve rajonale, numri i përgjithshëm i pacientëve që po trajtohen është 72.

Në spitalin e përgjithshëm të Gjakovës ka më së shumti pacientë, përkatësisht 29.

Ditëve të fundit, në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me koronavirus. Më 10 gusht, në vend u regjistruan 562 raste të reja dhe dy viktima.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë thënë se rreth 90 për qind të rasteve të reja janë të lidhura me variantin Delta të koronavirusit. Ky variant, që është më ngjitës, është duke u përhapur me shpejtësi në mbarë botën.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 10 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 110.756 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.273 pacientë kanë vdekur dhe 105.843 janë shëruar.

Raste aktive janë 2.158.

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shkenca sfidon mitin: Migrena nuk është thjesht dhimbje koke, por një paralajmërim neurologjik

0
Migrena prek mbi 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën dhe konsiderohet shkaku i dytë më i madh i paaftësisë globale, por kuptimi i saj...

Varka turistike mbytet në Ksamil, dyshohet për akt të qëllimshëm

0
Një varkë që përdorej gjatë sezonit turistik në zonën e Ksamilit u gjet të mërkurën e mbytur, ndërsa ishte ankoruar pranë bregut. Pronari e...

“Më lini të dal!” – Suanita kërkon largimin nga Big Brother VIP Kosova, tensione...

0
Një situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi banorja Suanita ka shprehur hapur dëshirën për të lënë garën. Momenti...

Prokuroria nis hetimin për shpërthimin në fabrikën Violanta: Pesë punonjës humbën jetën, shqyrtohen përgjegjësitë...

0
Prokuroria ka hapur një hetim paraprak pas shpërthimit tragjik në fabrikën e biskotave Violanta, ku humbën jetën pesë punonjës. Hetimi synon të përcaktojë nëse...

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë 20-vjeçarë

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Savigliano të Italisë, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë, të dy rreth moshës 20 vjeç. Sipas...