Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan tha se vetëm në Turqi kanë humbur jetën rreth 912 persona dhe janë plagosur 5383 të tjerë si pasojë e tërmetit të fuqishëm.
Ai tha se nuk mund të parashikojë se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të gjetur të mbijetuarit apo trupat e viktimave të tjerë.
Ndërkohë numri i viktimave në Siri dhe Turqi së bashku ka shkuar në mbi 1000 të vdekur.