10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rritja e çmimit të kursit të patentës, Gjinaj: “Kishte kohë që ne kërkonin të përshtateshim në këtë treg dhe të mos kishim turizëm patent”

Tonin Gjinaj, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës kombëtare të Autoshkollave ka komentuar rritjen e çmimit të kursit të patentës, i cili do të shkojë në 850 mijë lekë të vjetra.

Gjinaj u shpreh se ka qenë shoqata e autoshkollave që ka kërkuar këtë rritje, duke thënë se edhe në rajon çmimi është i përafërt.

Sipas tij, ata kanë qenë në vështirësi ekonomike dhe se kanë pasur kohë që e kanë kërkuar këtë dyfishim të çmimit të patentës.

“Duke qenë vazhdimisht në vështirësi të madhe ekonomike, kishte kohë që ne kërkonin të përshtateshim në këtë treg dhe të mos kishim turizëm patente. Se nuk mund ta bëjmë patentën me 200 mijë lekë të vjetra, kur Maqedonia e bën me 700 euro. S’ka pse të hidhet baltë as mbi DPSHTRR as mbi zotin Gonxhe, sepse jemi ne që kemi kërkuar të rritet çmimi. Deri tani ka pasur informalitetet. Ka 6-7 muaj që ne kemi bërë konferencën e parë të autoshkollës, është ngrit grupi i punës… Jemi në vështirësi ekstreme, nuk gjejmë dot një instruktor praktike”, tha ai për News 24.

Më tej tha se qytetarët nuk duhet të dynden këtë periudhë për të bërë patentën me çmimin aktual, pasi nuk do ketë kapacitet autoshkolla.

“Mos të dynden njerëzit sepse nuk do të kenë kapacitet autoshkollat. Ne kërkojmë të jemi të barabartë”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...