8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Rritja e çmimit të naftës është një vjedhje e hapur”/ Luçiano Boçi: “E nisëm nga Elbasani, por protestat do shtrihen në të gjithë Shqipërinë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi paralajmëroi që protestat që sot nisën nga Elbasan do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Në një komunikim me gazetarët, ai u shpreh se qytetarët janë të revoltuar jo vetëm për rritjen e çmimeve, por edhe për pasigurinë e jetës së tyre.

Boçi tha se rritja e çmimit të nafës nuk është vetëm abuzim, por është vjedhje e hapur, ndërsa shtoi se qeverisë i duhen paratë pasi ka përpara një fushatë zgjedhore dhe i nevojiten miliona euro për të blerë vota dhe për të organizuar fushatën.

Nuk është vetëm çështja e rritjes së naftës, është rritur pasiguria, e shpopullimit dhe duhet reagim ndaj qytetarëve

Të parët sot janë qytetarët e Elbasanit. Krahas asaj urtësisë klasike Elbasani ka edhe pjesën e revoltës

Rritja e çmimit të naftës është një vjedhje e hapur. Bordi është antikushtetues dhe qeveria sa herë ka nevojë për para që i përdor për luksin e saj ua rrëmben shqiptarëve në forma të ndryshme, një nga këto forma është edhe përmes karburantit.

Nuk ka paketa ndihme ndaj krizës, nuk ka ndihmë për studentët, shtresat në nevojë. Situata bëhet më revoltuese kur çmimet në burse bien në mënyrë progresive, ndërsa në Shqipëri rriten në mënyrë të menjëhershme

Ka një situatë zgjedhore përpara dhe qeverisë i duhen para për të blerë votat.

E nisëm këtu nga Elbasani si shkëndijën e parë, për ta shtrirë në gjithë Shqipërinë. Nuk ka më kohë për të humbur, është shkelur ekonomia jonë, por edhe dinjiteti ynë. Le të shërbejë për të gjitha revoltat që do shpërthejnë në gjithë Shqipërinë”, tha ndër të tjera Boçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...