8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Rritja e numrit të aksidenteve/ Presidenti Meta apelon autoritetet përgjegjëse: “Të merren masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë rrugore dhe jetës së qytetarëve”

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për rritjen e numrit të aksidenteve dhe humbjen e jetëve në rrugët e vendit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai thotë se vetëm gjatë 10 ditëve të fundit kanë humbur jetën 10 qytetarë e janë plagosur mbi 25 të tjerë në aksidente automobilistike.

Meta apelon autoritetet përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe ministrinë e Infrastrukturës që të marrin masat e nevojshme. E po ashtu, një thirrje ka edhe për shoferët.

Postimi i Presidentit Meta:
Shpreh shqetësimin e thellë për rritjen e numrit të aksidenteve dhe humbjen e jetëve të shtetasve shqiptarë në rrugët e vendit.

Sipas raporteve zyrtare, në 10 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 10 qytetarë dhe mbi 25 janë plagosur në aksidente automobilistike në akse të ndryshme rrugore të vendit, çka përbën një bilanc tragjik të paprecedentë për numrin shumë të lartë të viktimave në këtë periudhë të vitit.

Ju apeloj autoriteteve përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës të marrin masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë rrugore, në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm në drejtimin e automjeteve të tyre dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...