0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Rritja e numrit të infektimeve/ Komiteti Teknik i Ekspertëve po shikon mundësinë e vaksinimit edhe të fëmijëve nën 18 vjeç

Nisur nga shifrat e larta të infeksionit, por edhe politika që po ndjekin shumë vende sot në botë, Komiteti Teknik i Ekspertëve po shikon mundësinë e vaksinimit edhe të fëmijëve nën 18 vjeç.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se në rast sugjerimi nga grupi i specialistëve, vendimi do të marrë aprovimin edhe nga qeveria. Lidhur me ecurinë e vaksinimit kundër COVID-19 gjatë muajit të hapur, Rakacolli nuk mohoi se shifrat e deritanishme janë larg pritshmërive.

“Vumë re që ka një lloj hezitimi, në një kohë që ishim përgatitur që të kishim numër të madh vaksinimesh në ditë”, vuri në dukje zëvendësministrja në intervistën dhënë për “A2 CNN”. Sakaq, duke e vlerësuar si delikate situatën e krijuar nga varianti “Delta”, Rakacolli shtoi se shifrat vijojnë të mbeten poshtë niveleve që diktojnë nevojën e marrjes së masave shtrënguese.

Ka mbetur thuajse edhe një javë për vaksinimin e hapur, por të dhënat deri më datën 19 gusht, pasi për 3 ditët e fundit mungon informacioni për sasinë e vaksinave të injektuara, rezulton se prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,340,339 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre, 575,342 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Me këto ritme, renditemi të fundit edhe në Ballkan, ku në krye të listës qëndron Kosova, e cila ka administruar deri në 22 mijë doza në ditë, ndërsa në vendin tonë dozat e injektuar kanë variuar nga 3 mijë deri në 10 mijë. Edhe pse fokusi është vendosur te vaksinimi, hapja e shkollave dhe auditorëve të universitetit do të diktojë masa të tjera shtesë për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT