Rritja e të infektuarve me koronavirus ka bërë që SHBA ta fusë Kosovën në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë.
CDC u ka kërkuar amerikanëve që të shmangin udhëtimet drejt Kosovës dhe 11 shteteve të tjera përgjatë kësaj kohe deri në një njoftim të dytë.
Ndër shtetet e tjera është edhe Meksika , e cila nuk kërkon që vizitorët të tregojnë prova të vaksinimit ose një test negativ të koronavirusit, tani konsiderohet një vend në “Nivelin 4” sa i përket rasteve me COVID.
Në shtetet që përfshihen destinacione të njohura turistike si: Cabo San Lucas, Cancún dhe Mexico City është parë që rastetet e infektuara me variantin Omicron të rriten ndjeshëm.
Vende dhe territore të tjera që kaluan të hënën në nivelin më të lartë të CDC sa i përket infektimeve janë: Brazili, Kili, Ekuador, Paraguaj, Guiana Franceze, Anguilla, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Kosova, Moldavia, Singapori dhe Filipinet.