23.5 C
Tiranë
Monday, September 1, 2025
spot_img

Rritja e temperaturave shkakton shtim të rasteve me viroza dhe helmim

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të rasteve me viroza në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit. Përveç virozave, rreziku për helmim nga ushqimet është gjithashtu më i lartë. Shefi i urgjencës, Emin Ferati, raportoi se këto ditë kanë pasur shumë raste të ndryshme të lidhura me temperaturat e larta.

Temperaturat e larta shkaktojnë kontaminimin e ushqimeve me mikrobe, prandaj rekomandohet konsumimi i ushqimeve të freskëta. Ndërkohë, temperaturat e larta përbëjnë një rrezik për shëndetin e popullatës, dhe bëjmë thirrje që të kenë kujdes dhe të mos ekspozohen në orët e pikut. Moshat e dyta dhe të treta, sidomos ato me sëmundje kronike, janë më të prekshme,” u shpreh mjeku Emin Ferati.

Ai gjithashtu dha disa këshilla për përballimin e temperaturave të larta, veçanërisht për moshat e treta.

Të konsumojnë ushqime sa më të freskëta, të pinë shumë lëngje dhe të marrin në mënyrë sistematike mjekimin që kanë për sëmundjet kronike,” shtoi Ferati.

Në 24 orët e fundit, në spitalin rajonal të Kukësit janë paraqitur rreth 80 raste me simptoma të ndryshme, duke përfshirë viroza dhe helmime nga ushqimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kodi i ri Penal: Burg deri në 4 vjet për ushqime të pasigurta dhe...

0
Kodi i ri Penal sjell ndryshime të rëndësishme që lidhen me sigurinë ushqimore, duke parashikuar dënime më të ashpra për prodhimin, tregtimin dhe mashtrimin...

Izraeli pretendon se ka vrarë Abu Obeidën, zëdhënësin e krahut të armatosur të Hamasit

0
Izraeli ka njoftuar se Abu Obeida, zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, është vrarë në një sulm ajror në Gaza. Ministri izraelit i Mbrojtjes,...

A ndikojnë stuhitë diellore te gjumi ynë? Ekspertët shpjegojnë të vërtetën

0
Ditët e fundit, shumë njerëz kanë pyetur nëse stuhitë heliomagnetike — shpërthimet e fuqishme nga Dielli që godasin fushën magnetike të Tokës — mund...

Alarm në Deçan: Zhduket një fëmijë i mitur me probleme shëndetësore, policia në kërkim

0
Një fëmijë i mitur është raportuar i zhdukur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit. Sipas...

Julia Roberts mahnit në Festivalin e Filmit në Venecia me fustan Versace dhe performancë...

0
Aktorja me famë botërore Julia Roberts ka bërë një hyrje triumfale në Festivalin e Filmit në Venecia, duke magjepsur publikun me një paraqitje plot...