5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Rruga për në Atlantis” zbulohet në fund të Oqeanit Paqësor: Strukturë shkëmbore misterioze ngjason me “rrugën me tulla të verdha”

Një strukturë shkëmbore misterioze, e ngjashme me “rrugën imagjinare me tulla të verdha” të filmit të famshëm Magjistari i Ozit, është zbuluar rishtazi në fund të Oqeanit Paqësor dhe po njihet si “rruga për në Atlantis”.

Ky shteg nënujor u zbulua në vitin 2022 nga studiues të detit të thellë pranë brigjeve të Havait, në një zonë të njohur si Lili’uokalani Ridge, brenda Monumentit Kombëtar Detar Papahānaumokuakea të Shteteve të Bashkuara.

Ekuipazhi i anijes eksploruese Nautilus, gjatë një ekspedite për të studiuar kodrat detare – formacione të krijuara nga aktiviteti vullkanik në fundin e oqeanit – vuri re këtë formacion të çuditshëm, i cili dukej si një rrugë e ndërtuar me blloqe të dukshme drejtkëndëshe.

Në një video të transmetuar drejtpërdrejt nga EVNaurilus në YouTube, studiuesit shfaqen duke komentuar me shaka nëse kjo “rrugë me tulla të verdha” mund të jetë rruga për në Atlantidë – ishullin legjendar që filozofi grek Platon e përmendte si një superfuqi perandorake të zhdukur.

Një prej studiuesve në radio dëgjohet duke thënë: “Kjo është rruga për në Atlantis”, ndërsa një tjetër i përgjigjet me humor: “A po flasim për rrugën me tulla të verdha?”

Megjithatë, edhe pse struktura duket si një rrugë misterioze që të çon në qytetin imagjinar të Atlantidës, ajo është thjesht një fenomen natyror – një shembull i gjeologjisë së lashtë vullkanike aktive në fundin e oqeanit.

Kjo zbulim nxit interes të madh për të kuptuar më shumë rreth formacioneve të rralla dhe të pazbuluara në thellësi të oqeaneve, duke përzier shkencën me mitin dhe imagjinatën popullore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...