0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Rrumbullaku bën bilancin e Mega-operacionit: 15 urdhër arreste, 12 të ekzekutuara

Mega-operacioni i Policisë së shtetit “Never Forget” (Kurrë mos harro), Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në deklaratë për shtyp.

Rrumbullaku ka bërë bilancin e këtij mega-operacioni ku u arrestua edhe Artan Tafani, anëtar i bandës së Laert Haxhisë. Drejtori i Policisë tha se ky mega-operacion u finalizua në sekret të plotë hetimor, ku të dhënat u ruajtën në konfidencialitet të plotë.

Si pasojë është bërë e mundur zbardhja e 6 vrasjeve krmiminale, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës, 3 të vjedhjes me dhunë, 3 të sigurimit të kushteve materiale për ekzekutime, 1 rast i kanosjes së punonjësit të policisë, 2 vrasjeve në Greqi.

Deri më tani janë dhënë 15 urdhëra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12 prej tyre. Ndërkohë, 3 shtetas janë në kërkim nga policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT