14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rusia bombardon Ukrainën jugore, goditen 35 vendbanime

Rusia ka bombarduar Ukrainën jugore derisa katër rajonet, që pjesërisht kontrollohen nga Moska, kanë hyrë në ditën e tretë të të ashtuquajturave referendume për bashkim me Federatën Ruse.

Ushtria e Ukrainës tha mëngjesin e 25 shtatorit se gjatë 24 orëve të fundit dhjetëra sulme me raketa dhe sulme ajrore ishin nisur kundër objektivave ushtarake dhe civile në jug të Ukrainës, duke përfshirë 35 vendbanime.

Rajonet në Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja – të gjitha në juglindje të Ukrainës – ku po mbahen referendumet e rreme ruse, kanë nisur më 23 shtator dhe do të vazhdojnë deri më 27 shtator.

Ky veprim konsiderohet i paligjshëm sipas Ligjit ndërkombëtar dhe i njëjti është dënuar nga Ukraina, Perëndimi dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.

 

Në rajonet ku po mbahen të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë nuk ka vëzhgues të pavarur.

 

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se njerëzve atje u ishte ndaluar të largoheshin deri në përfundimin e votimit më 27 shtator, dhe se grupet e armatosura po u shkonin në shtëpi për t’i detyruar të dalin në votim.Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi më 21 shtator – atë që ai e ka quajtur mobilizim të pjesshëm ushtarak.

Thirrja erdhi pasi forcat ruse pësuan humbje të mëdha territoriale në lindje të Ukrainës, pasi Kievi nisi një kundërofensivë të madhe. Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...