Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Kinës do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera ndërkombëtare.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme ruse, Sergei Lavrov dhe homologu i tij kinez, Wang Li, do të analizojnë perspektivat për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, si dhe tema të rëndësishme të marrëdhënieve dypalëshe.
Kina, një aleate e ngushtë e Rusisë, ka mbajtur një qëndrim neutral për luftën, por ka shprehur shqetësim për ndikimin global të konfliktit dhe pasojat e tij ekonomike dhe diplomatike. Takimi pritet të sjellë zhvillime të reja mbi pozicionet e dy vendeve ndaj krizës ndërkombëtare.