14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rusia dhe Perëndimi shumë pranë përplasjes ushtarake

Vendimi i SHBA për të dërguar të tjera ndihma ushtarake në Ukrainë po shton rrezikun e një përplasje direkte ushtarake mes Rusisë dhe Perëndimit.

Ky është paralajmërimi që vjen nga Moska.

Sipas BBC, ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov tha se ky është një kërcënim imediat ndaj Moskës. Ai e përshkroi Amerikën si një ‘pjesëmarrëse në konflikt’.

Më herët, SHBA paralajmëroi një tjetër paketë ndihme ushtarake prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën.

Armatimet e avancuara amerikane të dërguara në Ukrainë po e ndihmojnë Kievin që të përparojë me shpejtësi në zonat e pushtuara nga Rusia.

Trupat ukrainase kanë avancuar ndjeshëm në verilindje dhe jug të vendit.

Mes armatimit të dërguar në Ukrainë janë edhe raketahedhësit HIMARS, të vlerësuara nga ekspertët si vendimtare në ndryshimin e balancave të luftës.

Në total, SHBA ka dërguar 17 miliardë dollarë ndihma ushtarake në Kiev.

“Ne i bëjmë thirrje Uashingtonit që të ndalojë veprimet provokative që mund të sjellin pasoja serioze,” tha Antonov.

Humbjet e vazhdueshme në Ukrainë kanë shtuar rrezikun që Vladimir Putin të përdorë armë taktike bërthamore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...