15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Rusia ‘hakmerret’/ Dëbohet diplomati shqiptar nga territori

Rusia ka reaguar ndaj Shqipërisë duke dëbuar një diplomat shqiptar nga vendi i saj.

Sipas Sputnik News, Ministria e jashtme e Rusisë ka deklaruar se kjo ishte një lëvizje reciproke pasi Shqipëria dëboi diplomatin Alexey Krivosheev muajin e kaluar.

Tashmë diplomati shqiptar, i cili mësohet se është sekretari i ambasadës shqiptare në Rusi ka kohë vetëm 72 orë për të lënë territorin e Rusisë. Alexey Krivosheev u dëbua javë më parë pasi u kap duke shkelur masat e COVID-19 në Shqipëri dhe u shpall ‘non-grata’.

Teksa lëvizja e fundit e Rusisë ishte e paralajmëruar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT