13.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

“Rusia ka një plan urie”,Putin përgatitet të shkaktojë zi në pjësën më t madhe të botës

Vladimir Putin po përgatitet të shkaktojë zi buke në pjesën më të madhe të botës, shkruan në Twitter profesor i historisë, Tmothy Sndyer.

“Rusia ka një plan urie. Në fazën tjetër të luftës në Evropë, Vladimir Putin po përgatitet të çojë drejt urisë një pjesë të madhe të botës në zhvillim”, thotë Timothy Snyder , një historian i shquar amerikan i specializuar në historinë moderne të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Sipas tij, një nga qëllimet e bllokimit të porteve të Detit të Zi nga forcat e Moskës është krijimi i flukseve refugjatësh drejt Evropës, gjë që do të shkaktojë destabilitet në BE.

“Nëse bllokada ruse vazhdon, dhjetëra milionë tonë ushqime do të kalben në magazina dhe dhjetëra milionë njerëz në Afrikë dhe Azi do të vdesin nga uria. Tmerri i planit të urisë së Putinit është aq i madh sa është e vështirë që mendjet tona ta perceptojnë. Ne gjithashtu priremi të harrojmë se si ushqimi luan një rol vendimtar në politikë” , vëren profesori në postimet e tij, duke përdorur edhe shembuj historikë.

Në veçanti, ai thekson se “ideja se kontrolli i drithit ukrainas mund të ndryshojë botën nuk është asgjë e re”, pasi në të kaluarën kanë bërë të njëjtën gjë Hitleri dhe Stalini.

Siç shpjegon profesori, “plani i urisë” i Putinit është hartuar nga vetë Putini dhe ndahet në 3 nivele.

Së pari, është pjesë e përpjekjes më të gjerë për të përmbysur shtetin ukrainas duke bllokuar eksportet e tij. Së dyti, ai synon të krijojë flukse refugjatësh nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, zona ku drithërat furnizohen nga Ukraina. Këto flukse nga ana e tyre do të sjellin paqëndrueshmëri në BE. Së fundi, Putini dëshiron të përdorë urinë si “sfond”për fushatën propagandistike kundër Ukrainës.

“Sapo të fillojnë trazirat ushqimore dhe uria të përhapet, propaganda ruse do të akuzojë Ukrainën dhe do të kërkojë njohjen e pushtimeve territoriale ruse në Ukrainë dhe heqjen e të gjitha sanksioneve”, tha Snyder.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...