10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rusia refuzon rezolutën që Moska të paguajë dëmet e luftës që shkaktoi në Ukranë, dhe hedh akuza ndaj Perëndimit

Rusia ka refuzuar që të paguajë për dëmet e luftës që ka shkaktuar në Ukrainë pas thirrjeve ndërkombëtare.

Kjo vjen pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë duke thënë se Rusia duhet të përballet me pasojat e veprimeve të saj, përfshirë pagesën e reparacioneve.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme kanë peshë simbolike, por nuk kanë fuqinë për të zbatuar pajtueshmërinë.

Kremlini tha se do të ndalonte Perëndimin që të kapte rezervat e tij ndërkombëtare për të paguar reparacionet.

Zëdhënësi Dmitry Peskov akuzoi Perëndimin për përpjekje për të “formalizuar grabitjen” dhe për shkelje të rregullave të pronës private dhe ligjit ndërkombëtar.

Rezoluta thoshte se Rusia “duhet të mbajë pasojat ligjore të të gjitha veprimeve të saj të paligjshme ndërkombëtarisht, duke përfshirë kompensimin për çdo dëm, të shkaktuar”.

Gjithashtu rekomandon që shtetet anëtare, në bashkëpunim me Ukrainën, të krijojnë një regjistër ndërkombëtar për të regjistruar provat dhe pretendimet kundër Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti rezolutën, duke thënë se reparacionet e paguara nga Rusia tani janë “pjesë e realitetit juridik ndërkombëtar”.

Përpara votimit, ambasadori i Kievit në OKB Sergiy Kyslytsya i tha asamblesë se Rusia kishte shënjestruar gjithçka, nga fabrikat deri te ndërtesat e banimit dhe spitalet gjatë luftës.

Përveç nevojës për financa për të rindërtuar infrastrukturën, ai tha se rimëkëmbja “nuk do të jetë kurrë e plotë pa marrë drejtësi për viktimat e luftës ruse”, duke shtuar: “Është koha për t’i kërkuar llogari Rusisë”.

Ambasadori rus në OKB Vassily Nebenzia e cilësoi rezolutën “legalisht të pavlefshme” dhe akuzoi Perëndimin se po “përpiqet që të përkeqësojë konfliktin”.

Rezoluta u mbështet nga 94 nga 193 shtete anëtare, ndërsa 14, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin, votuan kundër. Të gjitha vendet e mbetura abstenuan.

143 shtete anëtare votuan në tetor për të dënuar aneksimin e paligjshëm të pjesëve të Ukrainës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...