1.5 C
Tiranë
Monday, December 15, 2025
spot_img

Rusia sulmon sërish me dronë portin në Odesa, një person i lënduar

Infrastruktura e portit ukrainas është dëmtuar nga një sulm i ri me dronë mëngjesin e sotëm, ndërkohë Rusia shprehet se ka rrëzuar dronë afër Moskës dhe dy rajoneve të tjera.

Një depo e grurit dhe ndërtesa administrative u dëmtuan në sulmin e sotëm në Izmail, port në Danub në jugperëndim të Odesës, tha Oleh Kiper guvernator i këtij rajoni. Një person është lënduar gjatë sulmit. Sipas Kiper, ky ishte sulmi i katërt në këtë port në pesë ditët e fundit.

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës së eksportit të drithërave të Ukrainës në mes të bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes së drithërave, që do të lejonte eksportet e sigurta të grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Rusia u largua nga kjo marrëveshje në korrik, një vit pasi e njëjta u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë. Në Rusi, autoritetet thanë se kanë rrëzuar dronë afër Moskës, në rajonin jugor të Rostovit dhe në rajonin Brynaks në jugperëndim.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, tri ndërtesa janë dëmtuar në qytetin Rostov-Mbi-Don, që gjendet 1.000 kilometra në jug të Moskës. Ky qytet – ku jetojnë 1 milion banorë – është shtëpi i qarkut jugor të ushtrisë ruse. Po ashtu është raportuar për një shpërthim afër selisë së ushtrisë.

Vasily Golubev, guvernator i rajonit të Rostovit, tha se një person është lënduar pas rrëzimit të një droni në qendër të qytetit. Në Brijansk, nga copëzat e dronëve të shkatërruar janë dëmtuar dritaret në stacionin e trenit dhe janë dëmtuar makina të parkuara aty pranë, raportoi agjencia Interfax.

Sulmet e reja me dronë vijnë një ditë pasi 17 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi rus me raketa në një treg në lindje të Ukrainës.

Zhvillimet e reja vijnë në kohën kur Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj në jug dhe lindje kundër forcave ruse, të cilat kanë nisur pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Detaje nga ngjarja në Llogara/ 35-vjeçari nga Berati digjet brenda makinës “BMW”, pista e...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të hënë në zonën e Llogarasë, ku një person u gjet i...

12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet penalisht 21-vjeçari nga Fieri

0
Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 21-vjeçari, banues në Fier, pasi iu gjetën para të padeklaruara gjatë kontrollit në...

Goditet rrjeti i kokainës në Itali: 24 të arrestuar, mes tyre një shqiptar “kyç”...

0
Një operacion i gjerë i forcave të rendit në Itali ka çuar në arrestimin e 24 personave, mes tyre edhe një 36-vjeçar shqiptar, të...

Tronditje në Hollywood: Djali i regjisorit legjendar Rob Reiner arrestohet pas vdekjes misterioze të...

0
Nick Reiner, djali i regjisorit të njohur amerikan Rob Reiner, është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, pasi u gjetën të pajetë ai dhe bashkëshortja...

“Sot do doja të kisha edhe biletën tënde” – Selvija kthehet në Itali me...

0
Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Kasapi, është kthyer në Itali së bashku me djalin e tyre të vogël, Roel, por këtë...