20.5 C
Tiranë
Tuesday, April 15, 2025
spot_img

Rusia tejkalon Arabinë Saudite si furnizuesja më e madhe me naftë për Kinën

Në vitin e kaluar, Rusia ka tejkaluar Arabinë Saudite si furnizuesja më e madhe me naftë për Kinën, raporton agjencia Reuters, duke u bazuar në të dhënat kineze për import. Rusia ka dërguar rreth 2.1 milionë fuçi naftë në ditë, duke lënë pas Arabia Saudite. Kina, si importuesja më e madhe e naftës në botë, ka preferuar burimet nga Rusia më shumë se Arabinë Saudite. Kjo ndryshim ka ndodhur në një kohë kur sanksionet e Perëndimit të vendosura ndaj Rusisë kanë ndikuar në tregtinë globale të naftës. Arabia Saudite ka pësuar një rënie të vogël në dërgesat e saj të naftës drejt Kinës, ndërsa Kina ka shprehur gatishmëri për të blerë më shumë nga Rusia pas ndalesës së naftës ruse në tregjet evropiane dhe amerikane.

Arabia Saudite, furnizuesja kryesore e Kinës për naftë, ka dërguar 86 milionë tonë, 2 për qind rënie në krahasim me vitin paraprak.

Kina është importuesja më e madhe e naftës në botë, duke i tejkaluar edhe Shtetet e Bashkuara më 2017.

Sanksionet e Perëndimit të vendosura ndaj Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, kanë çrregulluar për një kohë tregtinë globale, përfshirë dërgesat e lëndëve djegëse të papërpunuara.

Evropa, blerësja më e madhe e naftës ruse, para luftës, u ka vënë ndalesë lëndëve djegëse ruse të papërpunuara, dhe bashkë me Shtetet e Bashkuara kanë vendosur çmime tavan në naftën ruse që është bartur duke shfrytëzuar shërbimet evropiane apo amerikane, siç është sigurimi gjatë udhëtimit.

Çmimi tavan është menduar për të mbajtur naftën ruse jashtë tregjeve globale dhe për të parandaluar një rritje çmimesh.

Eksportet e naftës përbëjnë më shumë se 30 për qind të të hyrave federale në Rusi.

Pas ndalesës së vënë të Perëndimit në naftë, India dhe Kina kanë shprehur gatishmëri për ta blerë naftën që Rusia, më pas, e ka shitur me çmim më të lirë.

Rusia dhe Arabia Saudite janë në vendin e dytë dhe tretë, respektivisht, për prodhim të naftës në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Po, kam bërë një marrëzi”, Zbardhen mesazhet tronditëse që vrasësi i Ilarias i dërgonte...

0
Vrasja makabre e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare, vazhdon të tronditë opinionin publik italian, teksa hetimet po nxjerrin në dritë detaje të reja, që e...

Zbulim historik në Sardenjë: Gjurmët e para të dinozaurëve zbulojnë praninë e tyre 165...

0
Gjatë xhirimeve të një dokumentari gjeologjik në natyrën e Sardenjës, një ekip studiuesish ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm: gjurmët e para të konfirmuara...

Horoskopi ditor, e Martë, 15 Prill 2025

0
♈ Dashi (21 Mars – 19 Prill) Renditja e planetëve frymëzon këndvështrime të reja lidhur me një projekt. Në çfarëdo faze të jeni, përpjekjet tuaja...

Parashkimi i motit, e Martë, 15 Prill 2025

0
Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në zonat Veriore...

Kapet Daut Laze, i arratisur nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë

0
  Shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Astir, Tiranë, pas një periudhe të shkurtër kërkimi....