14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ryanair hap 100 vende të reja pune në Tiranë — event rekrutimi më 18 nëntor

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpret një tjetër nismë të rëndësishme që forcon praninë e Ryanair në Shqipëri dhe krijon mundësi të reja punësimi në sektorin e aviacionit.

Në bashkëpunim me partnerin e rekrutimit Crewlink, kompania do të zhvillojë një event rekrutimi në Tiranë të martën, më 18 nëntor, ku kandidatët do të mund të njihen nga afër me jetën profesionale në një prej grupeve ajrore më të mëdha në Evropë.

Përfaqësues të ekipeve të Rekrutimit dhe Inflight të Ryanair do të ndajnë përvoja të drejtpërdrejta mbi punën si pjesë e stafit të kabinës, përgjegjësitë e rolit dhe përfitimet që ofrohen — përfshirë pagë konkurruese, zbritje në fluturime drejt mbi 235 destinacioneve, si dhe orare fleksibël (5 ditë punë – 3 ditë pushim).

“Jemi të kënaqur të njoftojmë hapjen e 100 vendeve të reja pune për stjuardesa dhe stjuardë në bazën tonë të re në Tiranë, që do të mbështesin operimet tona gjatë sezonit veror 2026,” – deklaroi Jade Kirwan, Drejtoresha e Komunikimit të Ryanair.
“Ftojmë të gjithë të interesuarit që duan t’i bashkohen kompanisë më të madhe ajrore në Evropë me tarifa të ulëta dhe mundësi të shpejta zhvillimi, të marrin pjesë në eventin e 18 nëntorit. Regjistrimi është i hapur në careers.ryanair.com.”

Ky zhvillim është pjesë e strategjisë afatgjatë të Ryanair për rritje të qëndrueshme, me synimin për të transportuar mbi 300 milionë pasagjerë deri në vitin fiskal 2034. Kompania planifikon që në 5 vitet e ardhshme të zgjerojë më tej praninë në Shqipëri me deri në 6 avionë të bazuar në Tiranë, 20 destinacione të reja dhe rritje të trafikut të pasagjerëve në mbi 5 milionë në vit, duke mbështetur rreth 4,000 vende pune deri në vitin 2030.

TIA e vlerëson këtë investim si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tregut ajror shqiptar, që jo vetëm rrit mundësitë e punësimit, por gjithashtu forcon pozicionin e aeroportit si një qendër rajonale për fluturime me tarifa të përballueshme dhe shërbime cilësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...