10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Saimir Tahiri në liri me kusht, bashkëshortja e sëmurë nuk kujdeset dot për fëmijët

Gjykata e Elbasanit ka vendosur lirimin me kusht nga burgimi të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ky vendim erdhi në një kohë kur Tahiri kishte vuajtur gjysmën e dënimit, ndërsa pjesën tjetër prej një viti e 7 muaj do ta kryejë në banesë.

Sipas vendimit të marrë nga gjyqtarja e Elbasanit, Matilda Fetahu, shkaku kryesor i lirimit me kusht ishte fakti që bashkëshortja e Tahirit për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të kujdesej më për fëmijët. Dhe për këtë arsye, kujdestarinë për fëmijët duhet ta kryejë Tahiri.

Shkaqet qe ndikuan në lirimin e Tahirit I ka dhënë edhe avoakti I tij mbrojtës Maks Haxhia. “Nuk ka rrezik të theksuar shoqëror për këtë vepër, i kanë ngelur më pak se 2 vjet, atij i kanë mbetur 1 vit e 8 muaj e 15 ditë, duhet të ketë fëmijë të mitur në ngarkim që i ka 2 fëmijë dhe një bashkëshorte që nuk është e dënuar, duhet të jetë në pamundësi shëndetësore dhe në këtë rast, bashkëshortja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, është në pamundësi që t’u shërbejë fëmijëve”, tha Haxhia.

Tahiri u mor nën hetim pas përgjimeve të bëra nga drejtësia italiane për grupin e Habilajve që merreshin me kultivimin dhe trafikun e kanabis sativa. Në fund të procesit pavarësisht dyshimeve për implikim të Tahirit në krijimin e kushteve për trafikun e drogës, gjykata e krimeve të rënda e gjeti fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Akuzë të cilën vetë Tahiri për asnjë moment nuk e pranoi, por pamundur dot t’ia provojë drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj. Trupi i pajetë i...