16.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

“Sali Berisha e ka fituar betejën e tij me historinë”/ Djali i Bujar Nishanit: “Fletërrufeja e fundit, një përpjekje, për të përçarë dhe dobësuar opozitën”

Djali i ish-Presidentit të ndjerë Bujar Nishani ka dalë në krah të kreut të PD-së Sali Berisha, pas shpalljes së tij non-grata nga Britania e Madhe. Ersi Nishani, i cili deri më tani nuk është përfshirë në politikë, shkruan se Sali Berisha e ka fituar betejën e tij me historinë dhe se fletërrufeja e fundit është një përpjekje për të përçarë dhe dobësuar opozitën dhe për rrjedhoje demokracinë në Shqipëri.

REAGIMI I PLOTË
Sali Berisha e ka fituar betejën e tij me historinë!

Fletërrufeja e fundit më shumë sesa një sulm personal ndaj Sali Berishës është një përpjekje, disi zhgënjyese, për të përçarë dhe dobësuar opozitën dhe për rrjedhoje demokracinë në Shqipëri. Opozita shqiptare në 8 vitet e fundit po shkonte drejt asgjësimit. Rikthimi i Sali Berishës në krye të saj është një shkëndijë shprese jo vetëm për ne demokratët, por për të gjithë ata shqiptarë, të cilët duan të çlirohen nga kthetrat e regjimit banditesk të Edi Ramës.
Sot demokracia në Shqipëri është më e dobët se kurrë në këto 30 vite. Sot partia shtet ka kapur çdo institucion të varur e të pavarur, ka ndryshuar kushtetutën me mandate të blera pa përfillur as edhe një çast vullnetin e popullit, ka ndryshuar kodin zgjedhor dhe në bashkëpunim me krimin ka bërë çdo gjë për ta pamundësuar votën e lirë dhe rotacionin e pushtetit.
Winston Churchill, titani i politikës britanike dhe asaj botërore thoshte:
“Në fund, dedikimi më i madh ndaj demokracisë është njeriu i thjeshtë, pa pushtet, i cili niset drejt kutive të votimit me një laps në dorë e vendos një kryq në një copë letre – asnjë lloj thirrje apo retorike nuk do të ul kurrë rëndësinë madhore të këtij akti.”
Prandaj dhe shqiptarët në ditën e votimit, nuk do të ketë fletërrufe që t’i ndaloj të ushtrojnë aktin primar të demokracisë dhe të shporrin regjimin banditesk të Edi Ramës! ✌️🇦🇱🇪🇺

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...