4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Sali Berisha: Fati i opozitës do të jetë fitorja, kanë dështuar të gjithë që kanë dashur ta mposhtin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur bindjen se fati i opozitës do të jetë fitorja, duke theksuar se historia tregon se opozitat nuk janë mposhtur kurrë me burgje apo atentate. Në një konferencë për media, ai ka përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me heqjen e imunitetit të deputetit, përfshirë atë të tij, duke e quajtur këtë një puç kushtetues. Berisha ka thënë se propozoi heqjen e imunitetit, por jo në mënyrë që të tjera institucione të marrin pushtetin e parlamentit. Ai ka insistuar se veprimi i kryer është një shkelje e Kushtetutës dhe e ka quajtur atë një përpjekje për të marrë pushtetin brenda shtetit për interesat e kryeministrit Edi Rama.

“Shumë thjesht, vetëm një gjë. Ju jeni gazetarët dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që në çështjet që kanë të bëjnë me ligjet, t’u referoheni ligjeve, për publikun e kam fjalën. Pse?! Shumë thjesht! Sepse Edi Rama nuk pranoi dhe unë, edhe para dhjetë ditëve, dy javësh, propozova hajde ta heqim! Ta abrogojmë!Ta abrogojmë, por jo ta pushtojnë të tjerët! Atë s’mund ta pranoj kurrë! Nuk mundet një gjykatës, një prokuror, të marrë pushtetin e parlamentit! Parlamenti vetë (kam qenë dhe jam) të abrogojë nenin 73, pika 2, që të mos ketë asnjë mbrojtje.Edhe nesër po ta sjellin, unë e votoj! Nuk kam ndryshuar qëndrim! Po s’mund të pranoj kurrë shkelmimin e Kushtetutës! Jo! Se në këtë rast është marrje pushteti! Është banditizëm! Është puç kushtetues! Është puç brenda shtetit!Për llogari të kujt?! Pse e bën ajo?! Pavarësisht se ata kanë rastisur persona që e kanë pësuar nga unë, po prapëseprapë ata s’e bënin kurrë atë përveçse për interesa të Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...