10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Sali Berisha feston 81-vjetorin: “Mirënjohje Zotit, familjes dhe mbështetësve të betejave të mia”

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, ai ka ndarë një mesazh reflektues dhe mirënjohës në rrjetet sociale, duke falënderuar Zotin, familjen dhe mbështetësit e tij politikë.

“Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time,” – shkruan Berisha në Facebook.

Pavarësisht moshës dhe sfidave politike, Berisha mbetet një nga figurat më të rëndësishme dhe më me ndikim në jetën publike shqiptare, duke vijuar të udhëheqë opozitën.

Sali Berisha ka shërbyer si President i Republikës (1992–1997) dhe më pas si Kryeministër (2005–2013), duke lënë një gjurmë të thellë në historinë politike të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...