7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Sali Berisha njofton për protesta të në Shqipëri, por pa datë zyrtare

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se deri më tani nuk ka një vendim zyrtar për fillimin e protestave më datën 8 dhjetor, por theksoi se kur të fillojnë, ato do të jenë pa kthim. Në një konferencë për media, Berisha paralajmëroi se këto protesta do të jenë e jashtëzakonshme dhe do të karakterizohen nga mosbindja civile, një formë e re e shprehjes së pakënaqësisë qytetare.

“Nuk ka një vendim të tillë, por protestat kur të fillojnë nuk do ndalojnë. Beteja pa kthim, që do të thotë nuk do ndalojnë. Nuk do jenë protesta të zakonshme, do jenë protesta të mosbindjes civile që Shqipëria nuk ka njohur deri në sot,”
tha Berisha.

Ai gjithashtu shtoi se në këtë moment, shqiptarët janë të revoltuar dhe se imagjinata e tyre po punon për të shprehur mosbindjen civile. Berisha theksoi se Parlamenti është shembulli më i gjallë dhe frymëzues për ata që duan të angazhohen në një betejë pa kthim për përmbysjen e regjimit aktual.

Deklaratat e Sali Berishës vijnë në një kohë kur tensionet politike janë të larta në Shqipëri dhe opozita ka shprehur pakënaqësi me performancën e qeverisë aktuale. Megjithatë, ende nuk ka një datë të konfirmuar për fillimin e protestave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...