10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Sali Berisha njofton vazhdimin e aksionit të opozitës: Paralajmëron për protestë popullore masive

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë sot për mediat duke njoftuar vazhdimin e aksionit të opozitës në Shqipëri. Ai tha se aksioni do të vijojë dhe se është i pamundur të parashikohet skenari për seancën e të enjtes në Parlament.

Berisha u shpreh se nuk mund të zbulojë skenarin për seancën, duke theksuar se “armiku do të marrë masa,” duke u referuar mazhorancës. Nënkuptohet se opozita ka strategji dhe plane, por për shkak të masave që mund të marrë kundër tyre, nuk mund t’i bëjë publike.

Ish-kryeministri shtoi se opozita do të vazhdojë të dëgjohet fuqishëm nga shqiptarët dhe mbarë bota në lëvizjen e saj. Ai njoftoi gjithashtu se në mënyrë të pashmangshme, do të shkojnë drejt një proteste popullore masive, treguar se vendosmëria e tyre për të ndërmarrë veprime të forta politike mbetet e pandryshuar.

Grupi dënon me forcën më të madhe, grushtin e shtetit brenda shtetit, që ka organizuar Edi Rama, duke marrë pushtetet brenda parlamentit. Duke bllokuar fuqinë, apo pushtetin e parlamentit për kontrollin e ekzekutivit.
Pasi ka futur në xhep dhe ka skllavëruar totalisht skapin e partinë me gjykatat respektive, pra po shkohet drejt një situate që bëhet gjithnjë e më dramatike. Po shkohet drejt një situate në të cilën qytetarët shqiptarë janë të ftuar të ngrihen me gjithë guximin e tyre për të përmbysur këtë regjim puçist, këtë narkokraturë, që nuk njeh ligj, kushtetutë dhe asnjë rregull

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...