8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Sali Berisha para mediave: Akuzat ndaj qeverisë dhe angazhimi i PD-së për buxhetin 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha, prej gati një viti nën arrest shtëpiak për aferën e dosjes “Partizani”, me akuzën e korrupsionit pasiv nga SPAK dhe GJKKO, doli sot para mediave në konferencën e radhës që mban online nga banesa.

Ai foli për tema të ndryshme, duke sulmuar përsëri reformën në drejtësi, Parlamentin, qeverinë dhe madje mazhorancën, duke theksuar se ajo ishte kundër Donald Trump. Berisha shpreson se fitorja e manjatit në SHBA do të sjellë një kthesë pozitive edhe për opozitën në Shqipëri.

Edhe pse grupi i partisë së tij u rikthye në Kuvend, Sali Berisha theksoi se PD nuk ka hequr dorë nga mosbindja civile dhe do të vazhdojë aksionin e saj. “Në parlament, deputetët do të jenë gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2025,” tha ai, duke shtuar se do të paraqesin alternativat e tyre për qytetarët dhe do të denoncojnë “vjedhjet” që sipas tij, po bën qeveria.

Berisha i hodhi poshtë spekulimet për një bojkot të Parlamentit, duke e sqaruar se nuk ka pasur një vendim të tillë, por vetëm një vendim për të bojkotuar disa komisione parlamentare për shkak të përjashtimit të 24 deputetëve. “Ne kemi shkuar në çdo seancë, me mosbindje civile, dhe do të vazhdojmë të shkojmë në çdo seancë me këtë qëndrim,” tha ai.

Në lidhje me buxhetin, Berisha theksoi se PD ka paraqitur alternativat e saj për qytetarët, pensionistët dhe arsimtarët, dhe shprehu shqetësimin se ata dëshirojnë që këto çështje të mbrohen në parlament dhe të denoncohen atje, përballë “grabitqarëve dhe hajdutëve të parave publike”.

Duke i kthyer sytë nga një tjetër skandal, ai përmendi çështjen e Onkologjikut dhe situatën e medikamenteve në spitale, të cilat ai i cilësoi si një “katastrofë”. “Mosbindja do të vazhdojë kudo, edhe në parlament, dhe shumë shpejt do të ju njohim edhe me veprime të tjera,” paralajmëroi Berisha.

Kreu i PD-së gjithashtu aludoi për një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të blerë vota në diasporë, duke apeluar për qytetarët shqiptarë jashtë vendit që të denoncojnë çdo përpjekje të tillë. “Edi Rama do të përdorë çdo mjet për të siguruar mandatin, sepse e di që veprat e tij penale do t’i kushtojnë pjesën tjetër të jetës,” tha ai.

Berisha premtoi se PD do të ketë një alternativë të re për rrogën minimale, e cila do të arrijë në 500 euro, si dhe do të vendosë minimumin jetik prej 200 euro në buxhetin e parë nëse vijnë në pushtet.

Ai gjithashtu iu përgjigj akuzave të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, duke theksuar se “të çuditesh se mashtron Basha është çudia e çudive”, dhe duke e cilësuar opozitën e opozitës si “stoli e Edi Ramës”. Berisha përfundoi duke bërë thirrje për vazhdimin e mosbindjes civile nga qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...