11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Sali Berisha paraqitet në SPAK: “Do të sulmoj gjithmonë ata që bashkëpunojnë me krimin”

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në ambientet e SPAK për të respektuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, të vendosur nga Apeli i GJKKO. Në një deklaratë për mediat pas seancës, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj strukturës së posaçme, duke e cilësuar atë si një organizatë që bashkëpunon me krimin.

Organizata kriminale SPKAP i partisë kërkoi që Berishës t’i kthehet arresti në shtëpi me arsyetimin se unë mund të prish provat. Do të sulmoj të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin,” deklaroi Berisha me tone të ashpra.

Ai shtoi se do të paraqesë prova që, sipas tij, tregojnë mënyrën se si kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, po manipulon çështjet:

“Do faktoj sot se si Dumani fle mbi dosje krimi dhe se si në deklaratat e tyre pretendojnë për një apartament me 380 metra katrorë, ndërsa ekspertët i kërkojnë të vlerësojnë ndërtimet me 500 metra katrorë nga vitet ’70.

Berisha e akuzoi Dumanin si një “kryekriminel elektoral”, duke thënë se ai ka mbyllur dosje të rëndësishme që lidhen me krime zgjedhore.

Në fund të deklaratës së tij, ai përmendi edhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, duke pretenduar se ky i fundit kishte dhënë udhëzime për veprime të caktuara brenda SPAK-ut:

Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Dumanit, i tregonte se si duhet të vepronte herët e tjera. Kjo mund t’ju duket çudi, por është e vërteta,” tha Berisha.

Seanca e sotme dhe deklaratat e ish-kryeministrit pritet të ndezin sërish debatet politike dhe mediatike në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...