12.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Sali Berisha pas votimit: Asgjë nuk e pengon PD-së në rrugën e fitores!

Ish-kryeministri Sali Berisha në krah të bashkëshortes së tij, ka marrë pjesë në votimin e Njësinë nr.2 në Tiranë e cila sot zgjedh kryetarin e ri të degës së PD-së.

Pasi hodhi votën në kutinë e votimit, Berisha gjatë një deklarate për mediat u shpreh entuziast për këtë arritje të cilën e vlerësoi si historike jo vetëm për PD-së por për mbarë shoqërinë shqiptare. Berisha premtoi se në Shqipëri po kthehet opozita e vërtetë, ndërsa nënvizoi se PD-ja është në rrugën e duhur për të prekur fitoren.

“Të 14 degëve të PD që firmosën sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë në PD. Vendimarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike, e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit në PD si një forcë e fuqishme konservatore. Këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë. Ky është oguri i parë jo vetëm për Partinë Demokratike por për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetët mund të qëndroj përballë një narko-shteti dhe kësaj diktature. Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset për të ngjitur PD në një forcë politike fitimtare, ndaj urime të përzemërta për demokratët që votuan javën e kaluar dhe këtë javë për kryetarët e degëve të PD-së. Asgjë nuk mund të pengojë PD në rrugën e saj si forcë politike e vërtetë opozitare dhe zhvillimi i sotëm e dëshmon këtë gjë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT