Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi nga foltorja para Kryeministrisë protestën e 28 shkurtit, duke e cilësuar atë si një “marshim epik” dhe një mesazh të qytetarisë së pamposhtur.
Berisha theksoi se vendi po hyn në një fazë kritike, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama për mbrojtje të korrupsionit.
“Mblidhemi për të treguar se java është e idealistëve, e guximtarëve. Përshëndes mijëra qytetarët, për marshin e tyre epik, ku dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur. Vendi po hyn në një fazë kritike. Edi Rama, pasi është vërtetuar si kryehajdut, deklaroi publikisht se korrupsioni do të mbrohet, nuk do të luftohet. Me këtë u tha qytetarëve se asgjë nuk më pengon t’u vjedh,” deklaroi Berisha.






