4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Sali Berisha: Shqiptarët, për fat jo të mirë, nuk e kanë të qartë shkallën e tmerrshme me të cilën vidhen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me grupin e punës të Tiranës, ka bërë akuza të forta ndaj Erion Veliajt dhe familjes së tij, duke shpërndarë informacion mbi dyshimet për pasuri të fituara në mënyrë të dyshimtë. Sipas Berishës, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka hapur një kompani me vetëm 100 euro dhe tani është pronar i një pasurie prej 32 milionë eurosh. Ai ka theksuar se tenderat e fituar nga kjo kompani janë në kundërshtim me ligjet dhe se ky është një shembull i shpërndarjes së pasurive në mënyrë të padrejtë në vend.

Berisha ka shpallur se Partia Demokratike do të prezantojë një paketë emergjence që përfshin rritjen e rrogave dhe pensioneve për të përmirësuar kushtet e jetesës për shqiptarët. Ai ka propozuar që rroga minimale të jetë 500 euro, ndërsa rroga mesatare të arrijë në 1200 euro. Po ashtu, ai ka deklaruar se pensionet do të llogariten mbi 200 euro, duke theksuar se ky është një hap i nevojshëm për një transformim të shpërndarjes së të ardhurave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët shqiptarë

Kështu që ne do të trokasim në çdo derë, duke paraqitur paketën tonë të emergjencës, ku vendosim si fillim minimumin jetik 200 euro.

Vendosim si fillim rrogën minimale 500 euro.

Rrogën mesatare 1200 euro.

Pensionet do llogariten mbi 200 eurot.

Pra, një transformim, një përmbysje të plotë të shpërndarjes së të ardhurave.

A mund të bëhet kjo? 100 përqind.

Të kesh në tavolinë 8.2 miliardë, në një kohë kur fatura shkon 900 milionë maksimumi, pa diskutim që këto përmbysen vetëm duke vendosur raportin të paktën 50 përqind me 50 përqind investime për njeriun.

Por ti do investosh edhe më shumë.

Shqiptarët, për fat jo të mirë, nuk e kanë të qartë shkallën e tmerrshme me të cilën vidhen ata.

I vëllai i Erion Veliajt, vitin që i vëllai iu bë kryetar bashkie, bleu me 100 euro një kompani.

Sot është me 32 milionë euro. Tendera të fituara që të gjitha në kundërshtim me ligjet.

Por ky është vetëm një shembull se si janë shpërndarë këto pasuri.

Në 14 lote, 14 kontrata firmos Belinda Balluku për 13 kilometra unazë të Tiranës.

Nuk ka në planet, kjo është për Gines.

Po ne kemi ndërtuar Rrugën e Kombit 64 kilometra, një kompanie dhe e ka përfunduar brenda dy vitesh. Kemi përfunduar rrugën Ibë-Bradashesh për 20 muaj një kompani.

Ajo të nesërmen shkon atje, merr një buldozer dhe një skrap dhe duket sikur po punon vetë e thotë se unaza do përfundojë brenda këtij viti, paçka se e ka trupëzuar edhe në buxhetin e vitit 2027 punimet në unazë.

Pra, paratë që të gjitha janë. Nuk ka asnjë vështirësi.

Dhe unë ua them ju, këto premtime janë me rezerva. Askush të mos mendojë se janë maksimalizma. Unë personalisht bëj atë që mund të realizoj. Por prapë jam i bindur se këtu ka rezerva.

Sigurisht ne duhet të shkojmë tek çdo biznesmen i vogël, ata janë, jo vetëm këtu, por edhe në vendet e zhvilluara, gjenerator i punësimit dhe mirëqenies, programin e tyre do e bëjmë së bashku me ta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjendje e qëndrueshme shëndetësore për tifozët e PAOK-ut të plagosur në Rumani

0
Tre tifozët e PAOK-ut, të plagosur në aksidentin fatal të ndodhur të martën në Rumani, ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe jashtë rrezikut...

Si ndikojnë aromat në emocionet dhe shëndetin mendor: çfarë thotë shkenca

0
Shumë kompani parfumesh po shfrytëzojnë gjithnjë e më tepër fuqinë e aromave për të krijuar produkte që synojnë të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e...

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...