8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Sali Berisha sot vizitë ngushëllimi pranë familjes Avdija

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se sot në orën 11:00 do të jetë për një vizitë ngushëllimi në familjen Avdija e cila dy ditë më parë humbi tragjikisht vajzën 7-vjeçare.

Një ditë pasi Jonada Avdia, vogëlushja e cila u vra nga skafi që drejtonte nga komisari i policisë Arjan Tase në Himarë, u përcoll për në banesën e fundit, në Tiranë është thirrur një protestë nga shoqëria civile dhe jo vetëm, nën moton “nuk e vrau varka por shteti”.

Ende nuk dihet nëse Edi Rama nëse do të vizitojë për ngushëllim familjen Avdija pasi prej dy ditësh me deklarata në rrjetet sociale kreu i qeverisë mundohet që të “fajësojë” opozitën dhe mediat për ngjarjen tragjike dhe situatën e dalë jashtë kontrollit në bregdetet shqiptare.

Sot në orën 19:00 pritet që të mbahet një protestë homazh përpara Ministrisë së Brendshme ku do të kërkohet dorëheqja e Bledi Çuçit, dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, e cila vetëm pak ditë më parë mburrej në rrjetet sociale se ishte fituar beteja me mjetet e ujit.

Vetë Çuçi, edhe pse mban një prej posteve më të rëndësishëm në qeveri, atë të ministrit të brendshëm, nuk ka bërë asnjë reagim për tragjedinë e ndodhur, pavarësisht se përgjegjësia bie dyfish ndaj sektorit që ai drejton, pasi Arjan Tase ishte shef i policimit në komunitet në komisariatin e Elbasanit. Protestën e kanë përkrahur dhe dy partitë kryesore të opozitës, PD dhe Partia e Lirisë, por deri tani drejtuesit e tyre nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, edhe për të shmangur akuzat nga qeveria se po ‘bëjnë politikë me vdekjen’.

Jonada kishte ardhur me pushime në vendlindjen e prindërve të saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetonin në Angli, ndërsa në Laprakë kishin edhe shtëpinë, në të cilën qëndronin gjyshërit e vogëlushes.

Me qindra qytetarë iu bashkuan dy ditët e fundit dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale kanë përcjellë pa ndarë zemërimin dhe revoltën e madhe për atë tragjedi që i mori jetën vajzës.

Njerëz afër familjes kanë treguar se ngjarja i është lënë drejtësisë, ndërkohë që ditën e sotme, përveç daljes para gjykatës të komisarit që e shkaktoi ngjarjen, pritet edhe protesta orëve të mbrëmjes në Tiranë. Nga qeveria nuk pati asnjë reflektim, përvç disa shkarkimeve në radhët e policisë kufitare të Vlorës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...