18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sali Berisha: Zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë – vota e shqiptarëve u vodh nga Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si “farsa më e shëmtuar elektorale e 34 viteve të fundit.” Ai nuk e pranon rezultatin dhe akuzon kryeministrin Edi Rama për vjedhje të hapur dhe publike të votës së qytetarëve shqiptarë.

Në një deklaratë publike pas kthimit nga Brukseli, ku mori pjesë në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, një organizatë që grupon 87 parti të qendrës së djathtë dhe konservatore në botë, Berisha tha se qëllimi i udhëtimit të tij ishte “mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë.”

“Gjatë dy ditëve të qëndrimit tim në Bruksel, 15 dhe 16 maj, pata takime intensive me drejtuesit më të lartë të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, presidentin Stephen Harper dhe sekretaren e përgjithshme Tina Mercep, si dhe me europarlamentarë dhe udhëheqës të partive të qendrës së djathtë në Europë dhe botë,” tha Berisha.

Ai theksoi se në të gjitha takimet ka denoncuar skemën e vjedhjes së votave nga qeveria Rama, duke e cilësuar këtë si një strategji sistematike blerjeje votash përmes vendimeve klienteliste dhe përdorimit të resurseve shtetërore:
• “Bonusi prej 100 euro për çdo pensionist” – 76 milionë euro
• “Falja e gjobave në vlerën 200 milionë euro”
• “Mijëra punësime për votë”
• “Dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë”

“Janë këto akte të cilat rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale të 11 majit. Kjo nuk ishte një garë, ishte një krim elektoral i shtetit kundër demokracisë,” u shpreh kryedemokrati.

Berisha u shpreh i vendosur për të vazhduar betejën në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve dhe paralajmëroi se opozita nuk do të tërhiqet nga denoncimi i manipulimeve, si në Shqipëri ashtu edhe në forumet ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...