2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Sali Berisha zhvillon homazhe në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot homazhe në nderim të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos, duke vendosur një kurorë me lule dhe duke shënuar një mesazh ngushëllimi në librin e shënimeve.

Pas homazheve, Berisha mori pjesë në shërbesën zyrtare të ceremonisë mortore të Kryepeshkopit, e cila u mbajt në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Në këtë ceremoni lamtumire, morën pjesë përfaqësues të lartë të komunitetit ortodoks, krerë të komuniteteve fetare në vend, diplomatë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë. Të pranishëm ishin gjithashtu Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë shqiptare.

Ceremonisë iu bashkua edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij qeveritar, si dhe Kryepeshkopi i Athinës.

Me pjesëmarrjen e besimtarëve dhe përfaqësuesve të lartë, kjo ceremoni ishte një shprehje e respektit dhe vlerësimit për figurën e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili shërbeu për dekada si udhëheqës i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe la një trashëgimi të rëndësishme në jetën fetare dhe shoqërore të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...